Gjendja aktuale në pikat kufitare

Situata në pikat kufitare në të gjithë vendin paraqitet e qetë dhe pa radhë pritjeje, ani pse bashkatdhetarët kanë filluar të vinë në vendlindje për të kaluar festat e fundvitit.
Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat rreth fluksit në pikat e kalimit kufitar, dhe shihet se në asnjërën prej 12 pikë kalimet kufitare pritje nuk shkojnë më shumë se 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.
Ndryshim bën vetëm pikë kalimi në Merdare, ku pritjet janë deri në 10 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

 
Masat antiCOVID parashohin se çdo person i cili hyn në Kosovë duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19, certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë)./21Media

Back to top button