Për herë të parë delegacioni i Kosovës po merr pjesë në Konferencën e COP27
Konferencën e COP27 mbahet deri më 18 nëntor

Për herë të parë delegacioni i Kosovës, po merr pjesë në Konferencën e COP27, nën Konventën e Kornizës për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara (UNFCCC) në Egjipt.
Delegacioni i Kosovës, sipas një komunikate kryesohet nga ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, deputetja e Parlamentit dhe kryesuesja e Komisionit për Mjedis, Fitore Pacolli-Dalipi, dhe Kenan Tora, Diplomat nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Në mbështetje të delegacionit të parë nga Kosova janë Agim Mazreku, i angazhuar nga UNDP si analist i Politikave Mjedisore për Këshillin Ndërministror të Ndryshimeve Klimatike dhe Stefan Mager nga GIZ-i gjerman.
Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike e vitit 2022 ose Konferenca e Palëve të UNFCCC, e quajtur më shpesh si COP27, është konferenca e 27-të e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike dhe po mbahet nga 6 nëntori deri më 18 nëntor 2022 në Sharm El Sheikh, Egjipt./21Media