Për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, NATO me forca të paracaktuara në rajonet e saj lindore

NATO do të ketë forca dhe pajisje të paracaktuara në krahun e saj lindor për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, tha të mërkurën Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg.
Kjo do të mundësonte një përgjigje më të shpejtë nga aleanca në rast të një kërcënimi, tha ai në një konferencë shtypi në Bruksel përpara një takimi të ministrave të mbrojtjes të NATO-s, transmeton rtv21.tv.
“Kjo është pikërisht ajo për të cilën ne po punojmë me Gjermaninë, por ne presim që të gjithë aleatët të bëjnë oferta të ngjashme, për të mundësuar forcat e paracaktuara që janë duke u trajnuar dhe janë përgjegjëse për mbrojtjen e territoreve specifike”, tha Stoltenberg./21Media

Back to top button