Istrefi: Janë dhënë toka për 99 vjet edhe më herët, Sunny Hill nuk është kërkesa e parë

Aktori Shkumbin Istrefi ka reaguar në lidhje me anulimin e Festivalit Sunny Hill në Kosovë, e që i njëjti do të mbahet në Tiranë.
Siç ka thënë Istrefi, tokë për 99 vjet nuk është hera e parë që kërkohet.
“A e dini sa toka/parcela ne Kosove jane dhene per shfrytezim 99 vjecar deri tash? Sa di une (e sigurisht ka edhe me shume) jane Parku i Biznesit ne Drenas, edhe plot do tjera nga komuna e Lipjanit. Sigurisht ka edhe ne komuna te tjera. Pra nuk besoj qe kerkesa e Sunny Hill eshte kerkesa e pare e ketij lloji. Benefitet e shtetit, financiare dhe jo financiare duhet te kalkulohen ne keso raste“, u shpreh Istrefi.
Kujtojmë që, në njoftimin zyrtar të Festivalit të martën është thënë se festivali sivjet do të zhvendoset në Tiranë  për shkak të vonesave për përgjigje nga autoritetet për dhënien e lejes së pronës për shfrytëzim./21Media

Back to top button