Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Moti me diell e pjesërisht i vranët do të mbajë këtë të premte.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 23 dhe 27 gradë Celsius.
Sipas IHMK-së do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit./21Media

Back to top button