Për këto tema Bislimi diskutoi me Lajçakun
Zëvendëskryeministri i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, dje zhvilloi takime dypalëshe me Përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Në këto takime, siç informoi Zyra e Kryeministrit, u diskutua për çështjen e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë, për ndjeshmërinë dhe urgjencën e një zgjidhjeje sa më të shpejtë.
“U fol edhe për energjinë në kuadër të marrëveshjes ekzistuese. Diskutimet me Bashkimin Evropian në këtë fushë kanë shënuar progres, megjithatë mbeten ende detaje për t’u trajtuar.Çështje tjetër e diskutimit ishte edhe ajo e targave të veturave.”, u bë e ditur në komunikatë.
Grupet teknike kanë filluar të finalizojnë propozimet e tyre përfundimtare. Sipas komunikatës, takimet e grupeve teknike do të vazhdojnë deri në përzgjedhjen përfundimtare të opsioneve sipas standardeve dhe praktikave të Bashkimit Evropian./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?