Për më pak se dy muaj, 11 të vdekur nga aksidentet

Nga aksidenteT 650 persona kanë mbetur të lënduar

Edhe këtë fillimvit në Kosovë ka pasur viktima të shpeshta të aksidenteve rrugore në Kosovë. Vetëm për shtatë javë të këtij viti 11 persona kanë humbur jetën, kurse 650 persona kanë marrë lëndime.

Jeton Rexhepi nga Policia e Kosovës tha se numri i të vdekurve në aksidentet është i njëjtë me vitin e kaluar. Sipas tij ka rënie të numrit të aksidenteve.

“Policia e Kosovës në mënyrë permanente bënë analiza për aksidentet. Ne kemi marrë një sërë masash për të parandaluar aksidentet, vetëm në vitin e kaluar kemi pasur 4 projekte për vetëdijesim dhe parandalim të aksidenteve. Ne kemi patrulluar edhe me vetura civile”, tha Rexhepi sot  në “Studio e Hapur” në televizionin publik.

Ai bëri të ditur se Policia ka bërë kontrolle edhe më dron.

Kurse, Fejzullah Mustafa nga Këshilli i Sigurisë së Trafikut Rrugor në Ministrinë e Infrastrukturës tha se janë duke punuar që të rritet kontrolli teknik i automjeteve.

Sipas tij, edhe për ritestim të kandidatëve po punohet në këtë drejtim.

“Është problem global siguria nga aksidentet rrugore, në krahasim nuk jemi keq, jemi edhe më mirë, nuk mund të krahasohemi me Norvegjinë”, tha ai.

Të rinjtë e moshës nga 19-25 vjeç, janë viktimat më të shpeshta të aksidenteve rrugore në Kosovë, ndërkohë që aksidentet në trafik vazhdojnë të mbesin sfida kryesore globale. Vetëm vitin e kaluar 128 persona kanë humbur jetën në Kosovë si pasojë e aksidenteve në rrugë, por edhe fillimi i këtij viti ka shënuar disa viktima nga aksidentet rrugore. Kështu është e bërë e ditur më 25 janar në konferencën e 6-të ndërkombëtare “Inspektimi, Auditimi dhe Rëndësia e Sistemeve Inteligjente në Transport”, që është organizuar nga Kolegji Tempulli” me disa institucione të tjera.

Back to top button