Gjatë rrënimit të shtëpisë gjeti në mjet shpërthyes
Rasti ka ndodhur dje në Prizren
Dje në Prizren një person ka hasur në një mjet të pashpërthyer gjatë rrënimit të shtëpisë.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 21:30, në rrugën “Haxhi Zeka” në Prizren.
“Mashkull K-Shqiptar ka raportuar se derisa ishte duke e rrënuar një shtëpi të vjetër kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes”, bëhet e ditur në raportin e policisë.
Njësitet policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe janë në pritje të njësisë për deminim./21Media