Për mosrespektim të Ligjit antiCovid mund të dënoheni nga 35 deri në 500 euro

 

Ligji për Luftimin e Pandemisë Covid-19 që u votua nga Kuvendi i Kosovës parasheh dënime nga 35 euro deri në 500 euro.

Për mos vënie të maskës dhe mos mbajtje të distancës dënimi do të jetë 35 euro. Për mosrespektim të ndalim qarkullimit 200 euro. Ndërsa për mosrespektim të vetëizolimit 500 euro.

Këto i ka bërë të ditura deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli përmes një statusi në Facebook.

“Ky ligj (edhe pse pak i vonuar) rregullon anën ligjore, parandalimin, masat per mbrojtje, testimet, trajtimin, kompenzimet shtesë, por edhe gjobat per shkelësit e ligjit e shumë elemente tjera që do ndihmojnë parandalimin e luftimit tē Pandemisë”, ka shkruar ndër të tjera Avdyli në Facebook.

Back to top button