Për një ditë 53 aksidente në rrugët e Kosovës

Gjobiten mbi 1 mijë e 600 shoferë

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për aksidentet, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara në trafik gjatë 24 orëve të fundit.

Statistikat tregojnë se në rrugët e Kosovës vetëm gjatë ditës së premte kanë ndodhur 53 aksidente komunikacioni. 20 prej tyre me të lënduar, ndërsa 33 të tjera vetëm më dëme materiale, shkruan 21Media.

Polica e Kosovës sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 688 tiketa trafiku.

Ndërsa, për vepra të ndryshme penale ka arrestuar 25 persona, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button