“Për pak energji po shkatërrohen lumenjtë”

 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu u shpreh kritik për dhënien licencave afatgjate për prodhimin e energjisë elektrike ndërmarrjes “KELKOS ENERGY” për HC “Deçani” dhe HC “Belaja”.

Gjatë interpelancës ku ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi po raporton para deputetëve, Aliu tha se për vetëm pak energji janë shkatërruar, e po shkatërrohen lumenjtë.

“Për fare pak energji që paguhet tepër shtrenjtë u shkatërrua, e po shkatërrohen në vazhdimësi lumenjtë. Deri edhe përroskat e vogla futen në gypa, siç është rasti i dy lumenjve të vegjël në Shtërpcë. Nuk përtohet as të ndërtohen kanale betoni në gjatësi të tëra në lumin Lepenc, pa e pasur idenë se a është shtrat lumi apo duhet të ndërtohet aty apo jo”, tha ai.

Krahas kësaj, deputeti Aliu kërkoi nga kolegët e tij në Kuvend që të harmonizojnë një rezolutë për parandalimin e shkatërrimit të tillë të lumenjve

Back to top button