Ushtria izraelite thotë se 210 pengje janë duke u  mbajtur në Gaza

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë në një përditësim se tani besojnë se 210 persona janë duke u mbajtur peng në Gaza.

Lajmi vjen një ditë pasi dy pengje amerikane – Judith Tai Raanan dhe vajza e saj 17-vjeçare, Natalie Raanan – u liruan nga Hamasi, gati dy javë pas sulmit të tij vdekjeprurës në Izrael.

Pas lirimit të tyre, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij do të vazhdojë të punojë për të kthyer të gjithë pengjet.

“Dy nga pengjet tanë janë në shtëpi. Ne nuk do të lehtësojmë përpjekjet për të rikthyer të gjithë të rrëmbyerit dhe të zhdukurit. Njëkohësisht, ne vazhdojmë të luftojmë derisa të arrihet një fitore”, tha Netanyahu në një deklaratë të postuar në mediat sociale të premten./21Media

Back to top button