Për shkak të borës bllokohet rruga që lidh Kosovën me Malin e Zi

Qendra për Menaxhim Kufitar njofton se vazhdon të jetë i mbyllur vendkalimi kufitar Kullë, që lidh Republikën e Kosovës me atë të Malit të Zi.
Bëhet e ditur se rruga është e pakalueshme për shkak të dendësisë së borës në atë zonë.
Kjo gjendje vazhdon të jetë tash e disa ditë me radhë.
Sipas njoftimit të Qendrës për Menaxhim Kufitar, pikat e tjera kufitare situata është normale, pa pritje të gjata.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se java e ardhshme parashihet të jetë e ftohtë dhe me reshje bore./21Media

Back to top button