Për shkak të borës mbyllen shkollat në Turqi

Për shkak të rreshjeve të borës në Turqi është marrë vendim që nesër të mbyllen shkollat në Stamboll, Ankara, Bitlis, Sanliurfa, Sinop, Duzce, Diyarbakir, Mus, Bingol, Gaziantep, Sivas, Malatya, Tunceli, Kahramanmaras, Hakkari, Elazig, Bayburt, Erzurum, Karaman, Isparta, Giresun, Nigde, Kirsehir, Yozgat.

Sipas të dhënave të fundit meteorologjike të marra nga Drejtoria Rajonale e Meteorologjisë në orën 20:00, reshjet e borës, parashikohen të jenë më efektive ditën e neserme, transmeton rtv21.tv
Sipas mediave turke, nesër do ketë në formë të përzier shi dhe borë sidomos në viset e larta, akull i fortë dhe ngrica mund të vërehen në vende, sidomos në zonat e larta dhe pritet të fryjë erë në formë stuhie të fortë dhe vende-vende furtunë e plotë./21Media

Back to top button