Për shkak të luftës në Ukrainë nuk ka asnjë mision evropian në Mars këtë vit
Për shkak të pushtimit rus në Ukrainë, Evropës do t’i duhet të presë të paktën disa vite të tjera dhe mund të ketë nevojë për ndihmën e NASA-s përpara se roveri i parë i planifikuar Mars të mund të shpojë në sipërfaqen e pluhurosur të planetit, duke kërkuar shenja jete aty.
Agjencia Evropiane e Hapësirës ka thënë se nuk do të përpiqet më të dërgojë roverin ExoMars lart këtë vit me një raketë ruse dhe tani mund t’i duhet të heqë shumë komponentë rusë të misionit.
Drejtpori i agjencisë, Josef Aschbacher tha se këtë vit ikur nisja.
Në një intervistë me Associated Press, Aschbacher tha se agjencia hapësinore tani do të analizojë pjesë-pjesë dhe komponent pas komponent përmes misionit, për të përcaktuar se sa kohë nevojitet për ta bërë atë pa rusët. Sipas tij, alternativat mund të merren nga Evropa dhe me ndihmën e NASA-s.
Për shkak të orbitave të tyre përkatëse rreth Diellit, Marsi është lehtësisht i arritshëm nga Toka vetëm çdo dy vjet. Dritarja më e hershme e nisjes së ardhshme do të ishte viti 2024. Por nëse sanksionet ndaj Rusisë nuk janë hequr deri atëherë, duke mundësuar rifillimin e bashkëpunimit të ESA-s me Roscosmos, atëherë edhe ajo dritare mund të mungojë./21Media