Zelensky i bën thirrje Gjermanisë që të ndihmojë në shpëtimin e Kievit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky sot i bëri thirrje Gjermanisë për të shpëtuar Kievin.
“Si Evropa ashtu edhe gjermanët në mënyrë specifike “kanë fuqinë” për të bërë presion mbi Rusinë”, tha Zelensky dhe shtoi se pa “tregtinë tuaj, kompanitë dhe bankat tuaja Rusia nuk do të ketë para për të financuar këtë luftë”.
Ai përsëriti thirrjet nga Ukraina për të mbyllur portet evropiane ndaj Rusisë, për të hequr dorë nga burimet ruse të energjisë dhe për të ndërprerë furnizimin me mallra në Rusi, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv
“Jam i sigurt se paqja është e mundur. Por ju duhet të veproni për ta arritur atë. Secili nga ju në Gjermani, në Evropë. Që Kievi të quhet sërish një Berlin i ri, në mënyrë që rrugët dhe sheshet tona të jenë po aq të sigurta sa tuajat.”, shtoi Zelensky./21Media

Back to top button