Për shkak të punimeve, kjo rrugë në Prishtinë mbyllet për një muaj

Javën tjetër do të nisë ndërtimi i rrugës “Nekibe Kelmendi” te Pallati i Drejtësisë në kryeqytet.
Siç ka njoftuar nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, segmenti i kësaj rruge do të mbyllet për plotë një muaj.
“Javën tjetër kemi planifikuar të fillojmë me ndërtimin e rrugës “Nekibe Kelmendi”, tek Pallati i Drejtësisë, në Prishtinë. Si rezultat i punimeve segmenti i kësaj rruge do të mbyllet nga dt: 12.09.2022 – 12.10.2022. Jemi të fokusuar në përmirësimin e infrastrukturës rrugore”, shkroi Zogaj./21Media

Back to top button