Hapet konkursi për pranimin e studentëve të UP-së në Qendrën e Studentëve

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinjë në Qendrën e Studentëve.
“Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP), shpallë konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2022/2023”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, konkursi do të jetë i hapur nga data 12 shtator deri më 18 shtator. Qendra e studentëve këtë vit pranon rreth 4 mijë studentë.
“Konkursi do të jetë i hapur prej datës 12.09.2022 deri më datën 18.09.2022. Studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, ëeb faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine. Qendra e Studentëve këtë vit do të pranojë rreth 4000 studentë.  Qendra e Studentëve ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për studim”, thuhet në njoftim./21Media
Njoftimi i plotë

Back to top button