Për shkak të rolit në “Elvis”, Austin Butler nuk e pa familjen për rreth 3 vjet

Austin Butler ka folur hapur për sprovat gjatë përgatitjes për rolin e Elvis Presley.
Austin portretizoi figurën kryesore në filmin hit të Baz Lurhmann, i cili u publikua në fillim të këtij viti.
Performanca e tij mori shumë vlerësime nga kritikët, shumë prej tyre parashikuan se aktori do të jetë në garë për çmimin Oscar.
Për habinë e shumë njerëzve, aktori ka thënë se nuk e ka parë për rreth tri vjet familjen e tij, pasi ishte duke u përgatitur për rolin e Presley.
“Gjatë përgatitjes së rolit, unë nuk e pash familjen time për rreth tri vjet. Kisha muaj që s’flisja me askënd. Kur e bëja, e vetmja gjë që e mendoja ishte Elvisi”, ka thënë ai.
Aktori habiti edhe më tej me deklaratat e tij, duke thënë se edhe gjithçka u finalizua, kur kontaktonte familjen e tij, ai fliste me zërin e Presley.
Ai, vazhdoi duke thënë se angazhimi i tij i madh në fakt, e la atë të pavetëdijshëm për identitetin e tij.
“Ju mund të humbisni kontaktin me atë që jeni në të vërtetë, dhe padyshim që e pata këtë kur përfundova ‘Elvisin”, ka thënë më tutje ai./21Media

Back to top button