“Për tollovinë e sotme, shtetet e tjera mund të na fusin në listë të zezë”

 

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se fotografia e sotme, ku shihet fluksi i qytetarëve për të marrë vaksinën, mund të shaktojë probleme të mëdha.

“Nga aty mund të jetë infektu dikush, dëmi tjetër është që shtetët e BE-së munden më na shti apet në listë të zezë, është te përceptimi nga vendet e BE-së”, shtoi Tahiri.

Ndërkohë, kujtojmë se sot nga ora 08:00, ka filluar vaksinimi i personave mbi moshën 65 vjeç, ku në fotografitë e publikuara, janë parë radhë të gjata të njerëzve të cilët kanë pritur që të imunizohen kundër koronavirusit./21Media

 

Back to top button