Për tri ditë, 81 raste të reja me koronavirus në Maqedoni të Veriut

Në tri ditët e fundit në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 81 raste të reja me Covid-19, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë atje.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.072.171 testime për Covid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavrius në Maqedoni të Veriut që nga fillimi i pandemisë është 312.960.
Ndërkaq, numri i të shëruarve është 303.287, numri i atyre që humbën jetën është 9.322 dhe numri i rasteve aktive është 351./21Media

Back to top button