Presidentja Osmani i uron mirë se ardhje në shtëpi Dua Lipës e festivalit

Festivali Sunny Hill është rikthyer në Prishtinë.
Më datë 4, 5, 6 dhe 7 gusht do të mbahet në Prishtinë, ndërkaq në Tiranë më datë 26, 27 dhe 28 gusht.
Për lajmin se Sunny Hill do mbahet edhe në kryeqytet ka reaguar edhe e para e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani përmes Twitterit I ka uruar mirë se ardhje Dua Lipës, duke potencuar se Sunny Hill do mbahet aty ku edhe e ke vendin./21Media


Ministria e Kulturës (në emër të Qeverisë së Kosovës), Komuna e Prishtinës dhe Sunny Hill Festival përmes një deklarate të përbashkët kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje që festivali do të mbahet edhe në Prishtinë. “Institucionet qendrore dhe lokale bashkërisht, sipas mandatit që kanë do të ofrojnë mbështetje për edicionin e sivjetmë, i cili do të mbahet në një lokacion të përshtatshëm. Të gjithë shprehin gatishmërinë që çështja e shfrytëzimit afatgjatë të tokës të diskutohet edhe pak kohë deri në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme”, thuhet në deklaratën e tyre.
Sipas deklaratës, në Prishtinë, Sunny Hill Festival për këtë vit ka përgatitur lineup-in më të fuqishëm nga festivalet e rajonit ku përveç artistëve të njohur si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe artistët më të njohur shqiptarë, për këtë edicion pritet të zbulohen edhe dy artistë shumë të mëdhenj botëror.
“Një verë e jashtëzakonshme i pret të gjithë shqiptarët në Prishtinë dhe në Tiranë”, thuhet në fund të deklaratës.
Kësaj pa dyshim I është gëzuar edhe Dua Lipa. “Me zemër plotë dhe të lumtur ndjej krenari t’iu them se është vendosur që festivali ynë, Sunny Hill të vazhdojë të mbahet në shtëpinë e tij më 4, 5, 6 dhe 7 gusht në Prishtinë, Kosovë dhe gjithashtu më 26, 27 dhe 28 gusht në Tiranë, Shqipëri”, ka shkruar Lipa./21Media
 

Back to top button