Përçarje në grupin parlamentar të VV-s !?

 Abazi kërkon largimin e Mimoza Kusarit-Lilës nga kryesimi i GP të VV-së
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka kërkuar largimin e Mimoza Kusari-Lila, nga pozita e kryesues së GP parlamentar të LVV-së. Sipas tij, fakti që Kusari Lila vjen nga një subjekt tjetër politik, paraqet handikap të madh për funksionimin e grupit të LVV-së. Këto deklarata nuk ka dashur t’i komentojë Kusari-Lila e cila ka thënë se ka punë më të mençura sesa të merret me Haki Abazin. Ky i fundit adresoi kritika edhe ndaj qeverisë për qasje në dialog dhe në fushën e energjisë, por megjithatë  tha se nuk po largohet nga VV-ja./21Media

Back to top button