Ministri Murati në interpelancë për pagat

Partitë parlamentare në opozitë pamundësuan ndryshimin e rendit të ditës të Kuvendit të Kosovës, që u kërkuara nga partia në pushtet, me kërkesën që fillimisht të paguhen mësimdhënësit e Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje kërkoi që përpara interpelancës së Ministrit të Financave të futen në rend dite disa prej marrëveshjeve ndërkombëtare. Opozita i tha jo dhe e kërcënoi Qeverinë me dërgimin e lëndës në Gjykatë Kushtetuese,  për pagën e mësimdhënësve. Minstri Murati ndërkohë ripërsëriti qëndrimin se nuk do të ketë paga pa punuar. /21Media

Back to top button