Liverpool do të organizojë Eurovisionin për Ukrainën

Festivali “Eurovision Song Contest” do të mbahet në Liverpool vitin e ardhshëm.
Britania e Madhe do të marrë pjesë si mikpritëse e vendit fitues të këtij viti të Eurovisionit, Ukrainës.
Organizimi në Mbretërinë e Bashkuar vjen pasi fituesi i këtij viti, Ukraina, nuk ishte në gjendje të merrte detyrat e organizimit për shkak të luftës.
Mbretëria e Bashkuar ka organizuar tetë herë Eurovizionin në të kaluarën, të fundit në Birmingham në vitin 1998. Por, 2023 do të jetë hera e parë që konkursi do të jetë në Liverpool./21Media

Back to top button