Rrëmbehet edhe kryebashkiaku i Dniprorudnes

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka bërë të ditur se është rrëmbyer nga forcat ruse edhe kryebashkiaku i Dniprorudne.

Yevhen Matveyev do të jetë kryebashkiaku i dytë ukrainas që dyshohet se është rrëmbyer nga avancimi i trupave ruse në tre ditët e fundit, pas kryetarit të bashkisë së Melitopolit.

Kuleba thotë se kriminelët rusë të luftës e kanë rrëmbyer Matvejevin.

“Duke marrë zero mbështetje lokale, pushtuesit kthehen në terror. Unë u bëj thirrje të gjitha shteteve dhe organizatave ndërkombëtare që të ndalojnë terrorin rus kundër Ukrainës dhe demokracisë”, thotë ai./21Media

Back to top button