Përdorimi i tankeve të vjetra sinjalizon mungesë të pajisjeve ruse

Rusia ka aq mungesë të pajisjeve moderne saqë ka nxjerrë tanke 50-vjeçare nga magazinimi i thellë.
Kështu bëri të ditur ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, e cila tha se Kremlini ka nxjerrur tanke luftarake T-62 për të mbështetur forcat e tij në jug
I prezantuar për herë të parë në vitin 1961, ky lloj tanku dikur ishte shtylla kryesore e ushtrisë së Bashkimit Sovjetik.
“T-62 pothuajse me siguri do të jenë veçanërisht të prekshëm ndaj armëve antitank dhe prania e tyre në fushën e betejës nxjerr në pah mungesën e Rusisë në pajisje moderne dhe të gatshme për luftë”, tha ministria.
Gjithashtu në përditësimin e fundit të inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar, zyrtarët thonë se forcat tokësore ruse po vazhdojnë përpjekjet e tyre për të rrethuar Severodonetsk dhe Lyschansk në Ukrainën lindore, duke kapur kohët e fundit disa fshatra në veri-perëndim të Popasna.
“Rusia po i bën presion xhepit Severodonetsk, megjithëse Ukraina ruan kontrollin e shumë sektorëve të mbrojtur, duke i mohuar Rusisë kontrollin e plotë të Donbasit”, shtoi Ministria e Mbrojtjes./21Media

Back to top button