OKB: Të paktën 3998 civilë të vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se të paktën 3,998 civilë kanë vdekur nga lufta në Ukrainë.
Mirëpo, nuk e përjashton mundësinë se numri i të vdekurve mund të jetë më i lartë.
Kombet e Bashkuara thonë se 8,691 civilë janë bërë viktima të luftës.
Kjo përfshin të paktën 3,998 civilë të vrarë dhe të paktën 4,693 të plagosur, shkruan sky news.
Këto të dhëna përfshijnë numrin e viktimave që kur filloi lufta në Ukrainë (24 shkurt).
OKB-ja thotë se shumica e viktimave ishin si rezultat i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe raketat./21Media

Back to top button