Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ i përgjigjet Nurës: Kemi besimin e kryesisë dhe kryetarit të partisë

Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi u pyet nga RTV21 rreth deklaratave të bashkëpartiakut të tij Fadil Nurës , i cili një ditë më parë kërkoi kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit largimin Gashit dhe të anëtarit tjetër të PDK-së nga KQZ-ja pasi që sipas Nurës sjellja e tyre është për keqardhje dhe nuk po përfaqësojnë interesat e partisë.
Por, Gashi tha se nuk ka komentuar këtë deklaratë duke shtuar se besimin e ka marrë nga kryesia dhe kryetari i partisë
“Është e natyrshëm njerëzit me kriju perceptime qoftë të drejta qoftë të padrejta proceset zgjedhore zakonisht shfaqin pakënaqësi qoftë nga njohuritë apo mosnjohuritë e mundshme në këtë proces, kështu që unë respektoj mendimin e secilit, ne kemi një besueshmëri nga kryesia e partisë, kryetari kështu që mundohemi ta kryejmë detyrën siç është më së miri.”, u shpreh ai./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?