Përfundon procesi i verifikimit në Mitrovicë, PDK kërkon rivotim

Ka përfunduar sot procesi i verifikimit dhe numërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Mitrovicë të Jugut.

“Në orën 14:00 të ditës së mërkurë, në Qendrën Komunale të Mitrovicës së Jugut është përmbyllur procesi i verifikimit të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës. Numri i përgjithshëm i vendvotimeve që janë verifikuar në këtë QKN është 105.”, njoftoi zëdhdënësi i KQZ-së Valmir Elezi,

Në anën tjetër anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së,  ka kërkuar sërish të ketë rivotim në Mitrovicë të Jugut

“Siç e dini sot edhe përfundoj procesi i verifikimit dhe numërimit të votave në Qendrën e Numërimit. I falënderoj të gjithë vëzhguesit dhe numëruesit, të cilët kanë bërë një punë të mirë në verifikimin dhe identifikimin e të gjitha fletëvotimeve”, ka thënë ai në një deklaratë për media.

Derisa i njëjti paraprakisht në një deklaratë për RTV21 tha se procesi në Mitrovicë afketon edhe zgjedhjet në tërë Kosovën/21Media

Back to top button