Përfaqësuesit e SBAShK në selinë e sindikatave në Bruksel

Përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBAShK) kanë marrë pjesë bashkë me mijëra sindikalistë nga shtetet e Evropës në demonstratën e organizuar në Bruksel për të shprehur publikisht pakënaqësitë e shumta dhe për të kërkuar dialog të mirëfilltë, i cili ishte i vështirë në disa vende e në disa të tjera dhe, sipas tyre, mungon me fajin e qeverive.

Në mbyllje të demonstratës pjesëmarrësit janë zotuar se do të vazhdojnë angazhimet në përballje me sfidat e shumta dhe do ta forcojnë solidaritetin mes sindikatave në frontin e përbashkët për ta vazhduar betejën si zë i fuqishëm i anëtarësisë, thuhet në njoftim

“Duke u ndjerë krenare, që përfaqësuesit e SBASHhK-ut janë pjesë e kësaj ngjarje të madhe e domethënëse të sindikatave të Evropës, drejtorja e përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, Susan Flocken i ka pritur ata në selinë e sindikatave në Bruksel”, vazhdon njoftimi i SBAShK-ut për media.

Drejtorja e ETUCE, znj.Flocken ka deklaruar se ndjehet krenare që përfaqësuesit e SBAShK-ut, jo vetëm më këtë protestë madhështore, por janë pjesë aktive edhe e të gjitha ngjarjeve e aktiviteteve sindikale duke dëshmuar se janë sindikatë unike dhe e fortë.

Ndër të tjerash në njoftim thuhet se ajo ka falënderuar kryetarin Jasharaj dhe stafin qendror të SBASHK-ut për angazhimet dhe komunikimin e vazhdueshëm me selinë në Bruksel duke përsëritur se në selinë e Sindikatave të Evropës e botës  janë të shqetësuar për qasjen e gabuar të Qeverisë së Kosovës ndaj sindikatave dhe dialogut sindikal.

Ajo ka përsëritur se SBAShK është pjesë e respektuar e Unionit të Sindikatave të Arsimit dhe Internacionales Botërore të Arsimit dhe se do të ketë mbështetjen e vazhduar në angazhimet në sbërbim të anëtarësisë dhe zërit të fuqishëm sindikal, përfundon njoftimi.

Back to top button