Vjena zgjedhet përsëri qyteti më i mirë në botë për të jetuar!

Miliona vizitorë të Vjenës e shohin shumë emocionues të jetuarit aty.

Në vitin 2019, firma ndërkombëtare konsulente “Mercer” kreu një studim global vjetor për të vlerësuar cilësinë e jetës në qytetet e mëdha, transmetojnë mediat e huaja.

Vjena mbajti vendin e parë për 10 vjet si qyteti më i mirë në botë për të jetuar.

Pas një pauze për shkak të pandemisë, Vjenës i jepet edhe një herë epiteti si qyteti me cilësinë më të lartë të jetës për emigrantët në vitin 2023.

Vjena dallon me historinë e saj të pasur, arkitekturën mbresëlënëse dhe skenën e gjallë kulturore, e cila mundëson një standard të lartë jetese për banorët e saj.

Vëmendje e veçantë iu kushtua mundësisë së një ekuilibri të mirë punë-jetë, pasi që mundëson ekuilibrin e përsosur mes punës dhe kohës së lirë.

Pas Vjenës, Cyrihu dhe Auckland zënë vendin e dytë dhe të tretë, si vende të mira për të jetuar.

Nuk është vetëm Mercer që e rendit Vjenën si qytetin fitues në këtë garë, këtë e ka bërë edhe “The Economist dhe Monocle” këtë vit./21Media

Back to top button