Stavileci: Arkëtohen 11 % më shumë të hyra në fillim të këtij viti.- Janë kapur raste të ndryshme gjatë tentim-kontrabandimit

Stavileci: Arkëtohen 11 % më shumë të hyra në fillim të këtij viti.- Janë kapur raste të ndryshme gjatë tentim-kontrabandimit

Të hyrat nga Dogana e Kosovës në këtë fillimvit janë rritur mbi 10 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit t kaluar. 123 milionë euro është totali i taksave që ka mbledhur dogana gjatë muajit të parë të vitit dhe në gjysmën e shkurtit. Nga Dogana thonë po ashtu se edhe pse ka ulje të kontrabandimit të mallrave, prapë se prapë ka raste të kontrabandimit të pijeve të gazuara, të cilat vijnë nga shtetet e ndryshme./21Media