Rritja e numrit të rasteve me koronavirus, vjen reagimi i Shpend Ahmetit

 

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas rritjes së fundit të rasteve me koronavirus në nivel vendi.

Ai përmes një postimi në Twitter ka shkruar se pas fushatës elektorate, askush nuk ka kredibilitet moral të kërkojë nga qytetarët mbyllje.

“Në një situatë hipotetike (larg qoftë, por me probabilitet të lartë), ku rastet me COVID arrijnë mbi 800 në ditë, do të nevojiten masa restriktive. Pas asaj fushatë me tubime, si ka kredibilitet moral të kërkohet nga qytetarët çfarëdo mbyllje”, shkruan Ahmeti.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka vdekur një person nga koronavirusi ndërsa janë raportuar 398 raste pozitive me Covid-19./21Media

Back to top button