Përfshihen nga zjarri disa shtëpi në Graçanicë

 
Rreth orës 07:30 është raportuar për një zjarr në Graçanicë. Policia dhe ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Nga informatat e para në vendin e ngjarjes janë ngritur dyshimet se zjarri ka filluar në një objekt përcjellës të një shtëpie për t’u shpërndarë më pas në katër objekte.
Aktualisht përqendrimi është në lokalizimin e zjarrit në mënyrë që të shmangen pasojat e përhapjes së tij më tej dhe evakuimin e banorëve përreth.
Ndërkohë janë ftuar edhe ekipe të tjera mbështetëse për fikjen e zjarrit, ndërsa bëhet e ditur se hetuesit e policisë për hetimin e rasteve të tilla të përkrahur edhe nga njësi të tjera për të menaxhuar me situatën janë gjithashtu në vendin e ngjarjes.
Policia nuk raporton për persona të lënduar, përveç dëmeve materiale.

Back to top button