Përfshihet nga flakët banesa në Tiranë, vdiq foshnja 6 muajshe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një banesë në zonën “Ali Demi” është përfshirë nga flakët, e për pasojë një foshnjë 6 muajshe ka humbur jetën.
Policia bën me dije se, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Gani Domi”, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa e shtetases J. L.
Si pasojë ka ndërruar jetë një foshnje 6 muajshe, ndërsa gjyshja e tij, J. L., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Forcat zjarrfikëse, kanë mundur ta nxjerrin foshnjën gjallë nga banesa, por që më pas ka vdekur në spital.
Ndërkohë mësohet se gjendja shëndetësore e shtetases J.L është e qëndrueshme.
Në një video të siguruar nga Ora News, shihet se zjarrfikësit kanë hapr murin për t’u futur në banesë pasi dritaret ishin me kangjella dhe ishte e pamundur hyrja.
Shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë shpërthimi i një bombole gazi.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./oranews

Back to top button