Përfshihet nga zjarri nënstacioni elektrik afër stadiumit “Fadil Vokrrit”

Është përfshirë nga zjarri nënstacioni elektrik pranë stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Lidhur me këtë zëdhënësi i KEDS-it Lulzim Krasniqi, ka thënë se nuk kanë informata se çka mund ta ketë shkaktuar zjarrin.
“Për momentin është duke u punuar në fikjen e zjarrit, sapo të kemi informata të tjera do të ju njoftojmë”, ka thënë Krasniqi.
Portali rtv21.tv ka kontaktuar policinë e Kosovës, për rastin dhe është në pritje të përgjigjes.