Mesazhi i zëvendëskomandantit të KFOR-it: Kush do telashe me njerëzit tanë, ka të bëjë me aleancën me të fuqishme në Tokë

Federico Bernacca, gjeneral brigade dhe zëvendëskomandant i Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR), në kuadër të Forumit Ballkanik të Budapestit (BBF) që organizohet nga Instituti i Hungarisë për Çështje Ndërkombëtare (HIIA) tha se lufta në Ukrainë ka shkaktuar kërcënime të rënda të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Kosovën, ku çmimi i mallrave është rritur, duke çuar në zhgënjim në mesin e popullatës. Sipas tij, lufta e përkeqësoi gjithashtu situatën duke promovuar lajme të rreme, duke krijuar një mjedis informacioni të polarizuar dhe duke krijuar një vakum social dhe politik që mund të shfrytëzohet nga faktorë irracionalë ose emocionalë, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë (BiH tani e tutje). “Nuk ka zgjidhje ushtarake për problemet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vetëm përmes diplomacisë dhe dialogut të udhëhequr nga Brukseli, problemet mund të zgjidhen përgjithmonë.” tha Br. Gjeneral Bernacca, përcjell portali rtv21.tv

Në forum u ngrit edhe çështja e incidentit në Zveçan ku pjesëtarët e KFOR-it u sulmuan nga protestuesit serbë, lidhur me këtë Bernacca pati një mesazh.

“Nëse doni telashe me njerëzit tanë, do të keni të bëni me të gjithë organizatën ushtarake më të fuqishme në Tokë”., tha ai.

BG Bernacca kujtoi gjithashtu se ky është misioni i tij i pestë në Kosovë. Hera e parë që ai ishte atje ishte në vitin 2001. Që atëherë, ai ka parë shumë ndryshime në strukturat e KFOR-it. Megjithatë, ai theksoi se KFOR-i mbetet i rëndësishëm për shkak të aftësisë së tij për t’u përshtatur me krizat serioze. Kjo kërkon që ata të mbajnë sytë hapur 24/7 në çdo cep të Kosovës, dhe kjo kërkon shumë trupa për ta bërë këtë./21Media

Back to top button