Përfshihet nga zjarri një autobus në Drenas

Një autobus me targa të Kosovës u përfshi nga zjarri sot në fshatin Arllat të komunës së Drenasit.
Lajmin për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili informoi se nuk u raportua për të lënduar, përderisa po trajtohen rrethanat e ngjarjes.
“Rreth orës 11:45, është raportuar se në fshatin Arllat, komuna e Drenasit, një autobus me targë Kosove të përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.”,bëri të ditur Borovci./21Media

Back to top button