Përfshihet nga zjarri një banesë në Fushë Kosovë, lëndohet një grua

 
Një banesë ka marrë flakë sot në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë. Si pasojë një grua është lënduar dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor.
Rastin për 21Media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 16:00, policia është njoftuar për një zjarr në një banesë, në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, një person (femër), është lënduar, dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor”, ka njoftuar Ahmeti.
Zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve, ndërkohë që policia ka nisur një hetim për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të këtij rasti./21Media

Back to top button