8 viktima nga COVID-19 në Maqedoni

1 min read

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 2 mijë e 900 testime të realizuara 421 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 395 pacientë të shëruar, ndërkaq 8 pacientë e kanë humbur betejën me COVID-19./TV21