Përfshihet nga zjarri një fabrikë në Ferizaj

Një fabrikë e përpunimit të filtrave është përfshirë nga zjarri në Babush të Ferizajt.
Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 06:30.
Policia ka bërë të ditur se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se është përfshi nga zjarri fabrika e përpunimit të filtrave. Njësitet përkatëse kanë dalë në vend-ngjarje, ndërsa njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Sipas ankuesit, vlera e është e madhe. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button