Përfshihet nga zjarri një fabrikë në Rahovec, iniciohet rast për zjarrvënie

Një fabrikë e plastikës është përfshirë zjarri në fshatin Bellacerkë të Rahovecit . Këtë portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Shermet Elezaj.

Ai bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 6: 00 të mëngjesit

“Reth orës 05:50 të mëngjesit, një zjarr ka përfshirë një fabrikë plastike në fshatin Bellacerkë-Rahovec. Njësitë policore përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë edhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët janë aktualisht të angazhuar në shuarjen e zjarrit. Nuk është raportuar për pasoja në njerëz. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është inicuar rast “zjarrvënie”, tha Elezaj./21Media

Back to top button