Përfundoi afati, mbi 6 mijë e 500 qytetarë konvertuan patentë shoferët ilegalë

Sot përfundoi afati për aplikim nga qytetarët për konvertim të patentë shoferëve nga ata të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në patentë shoferë zyrtarë të Kosovës.
Siç ka bërë të ditur për portalin rtv21.tv zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, në total janë konvertuar 6 mijë 509 qytetarë.
Në komunën e Leposaviqit 2 mijë e 18 qytetarë i kanë konvertuar patentë shoferët. Në Mitrovicën e Veriu janë konvertuar 1 mijë e 576 patentë shoferë.
Në Zubin Potok janë konvertuar 961 patentë shoferë, kurse në Zveçan patentë shoferin e kanë konvertuar 1 mijë e 117 qytetarë.
Kurse në Graçanicë 223 qytetarë i kanë konvertuar patentë shoferët nga ata serb në atë të Kosovës./21Media
