Përfundoi pelegrinazhi më i vogël i haxhit në historinë moderne

 

Pelegrinët myslimanë vizituan vendin më të shenjtë të Islamit përgjatë shtigjeve të distancuara të dielën në ritualin e fundit të haxhit më të vogël në historinë moderne, ndërsa autoritetet saudite kërkuan të parandalojnë përhapjen e koronavirusit.

Vetëm deri në 10,000 myslimanë morën pjesë në haxh, në krahasim me vitet tjera ku ishin 2.5 milionë pelegrinë, transmeton rtv21.tv.

Pelegrinët me maskë hodhën guralecë në Mina, afër qytetit të shenjtë të Mekës, në ditën e fundit të haxhit, raportojnë media shtetërore.

Në vend që të mblidhnin vetë guralecat si vitet e kaluara, iu dhanë atyre bagazhe me gurë të sterilizuar nga autoritetet e haxhit, për tu mbrojtur nga koronavirusi.

Pelegrinët u kthyen në Xhaminë e Madhe në Mekë më vonë të dielën për të kryer një ‘tavaf’ përfundimtar.

Mbajtja e ritualit nën hijen e pandemisë kërkonte ‘përpjekje të dyfishta’ nga autoritetet saudite.

Autoritetet shëndetësore thanë që asnjë rast me koronavirus nuk u raportua në vendet e shenjta gjatë haxhit.

Sipas autoriteteve pelegrinët do të shkojnë në karantinë të detyrueshme pas haxhit./21Media

Back to top button