Përfundojnë sanimet e përkohshme tek kanali i Ibër Lepencit

Drejtor i Ndërmarrjes Hidroekonomike Ibër -Lepenci, Faruk Mujka në një prononcim për RTV21 ka thënë se kanë përfunduar sanimet e përkohshme tek kanali i ujit Ibër -Lepenci.
“Mbrëmë pas mesnatës kemi vendos që shumë shpejt ta bëjmë një ndërmarrje tjetër pak më të sigurt. Kemi larguar gypat e kemi vendosë kontejnierin i cili anashkalon rrjedhjet. Normal edhe kjo është zgjedhje e përkohshme, sepse në të ardhmen e afërt duhet të riparohet komplet”, tha Mujka.
Tutje Mujka tha se qytetarët sot nga mesdita do të furnizohen me ujë pa probleme./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?