Zeqiri për gjendjen pas incidentit në Ibër Lepenc: Pritet normalizim i gjendjes

Kryëetari i Zubin Potokut Izmir Zeqiri në një prononcim dhënë për RTV21, ka thënë se ekipet e Ibër Lepencit janë në terren për sanimin e problemit për furnizim me ujë.

Ai tutje thotë se pritet të ketë normalizim të gjendjes.

“Ekipet në terren janë duke punuar qysh prej momentit kur ka ndodhur ky sulm dhe ekipet në terren janë përkujdesur që të sanojnë sado pak gjendjen dhe natyrisht unë e shoh falë angazhimit, shumë efikas që kanë arritur që në një mënyrë apo tjetër që të sanojnë gjendjen sa i përket furnizimit me ujë të gjitha atyre qyteteve që të qendrës të Republikës Kosovës dhe janë në terren duke punuar në vazhdimësi për të normalizuar në një formë deri diku gjendjen.

Përkundër kushteve atmosferike Zeqiri për RTV21, thotë se Njësitë Speciale të Policisë, zjarrfikësit dhe ekipet teknike janë duke punuar në sanimin e gjendjes për furnizim me ujë.

“Koha e vështirë ku me shi me borë, mirëpo këtu ekipe dhe natyrisht njësitë duke u nisur prej njësive speciale të policisë dhe policisë lokale, zjarrfikësve, ekipeve teknike të Ibër Lepencit dhe ekipeve, natyrisht kërkim shpëtimet, e gjitha ato janë duke punuar dhe deri diku ka arritur të sanohet gjendja sa i përket furnizimit me ujë, siç po e shihni uji po qarkullon dhe besoj që nuk do të ketë kriza të furnizimit me ujë, për shkak se po shihet se ekipet bukur mirë, me efikasitet, kanë arritur që të sanojnë diçka”, ka thënë ai.

Zeqiri për rrjedhën e sulmit në Ibër Lepenc, thotë se ky sulm ka qenë një sulm i rëndë dhe gjithashtu sipas tij gjendja do të normalizohet.

“Unë besoj që gjendja do të shkojë të normalizohet. Konsideroj që me sa i përket sigurisë qytetarëve është gjithçka në rregull, organet e e sigurisë, do të thotë të Republikës së Kosovës e kanë gjithçka nën kontroll”, tha ai.

Tutje ai tregon edhe për pasojat që ka sjellur ky sulm në Ibër Lepenc.

“Ky është një sulm i rëndë pasoja të mëdhaja që mundet me pru katastrofale, dhjetëra kilometësh është kjo trase. Do të thotë veprime diversante, siç ka qenë edhe ky terrorist, por me metoda diversantë”, ka treguar Zeqiri për Rtv21.

Ndërkohë sa i përket pranisë së sigurisë në Ibër Lepenc ai thotë se është vështirë parandalimi, sepse terroristët e shfrytëzojnë kohën.

“Unë besoj që po, besoj që edhe ekipet e Ibër Lepencit do ta kenë se këta ashtu kështu kanë obligime për ta vëzhguar trasën në vazhdimësi dhe natyrisht që edhe ekipet e sigurisë besoj që do të jenë më vigjilente. Nuk ka, në këso lloje raste, është vështirë për t’u parandaluar, sepse sepse terroristët e shfrytëzojnë momentin, e shfrytëzojnë kohën qetësinë dhe natyrisht ata i shfrytëzojnë këto momente”, thekson Zeqiri. /RTV21/21Media

Krstiq thotë se Radoiçiq është dobësuar: Nuk e ka më atë fuqinë për të organizuar sulme

Përfundojnë sanimet e përkohshme tek kanali i Ibër Lepencit

Back to top button