Përfundon afati i akreditimit të vëzhguesve në Shqipëri

Ndërsa, zëdhënësja e KQZ-së  kërkon që komisionerët e KZAZ-ve, të jenë në punë edhe në ditët e fundjavës

Ditën e dielë, më 11 qershor, përfundon afati për dorëzimin e dokumenteve për akreditimin e vëzhguesve pranë KZAZ-ve në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha ka njoftuar se nga të gjithë subjektet zgjedhore që i janë drejtuar selive të KZAZ-ve për të dorëzuar dokumentet e akreditimit, vijnë shqetësime se Komisionerët e Zonave të Administrimit Zgjedhor nuk janë në punë.

“Kjo është e patolerueshme, pasi komisionerët e KZAZ-vë në zbatim të udhëzimit nr.2/2009 të miratuar nga KQZ-ja, duhet të qëndrojnë në krye të detyrës për të realizuar të gjithë veprimtarinë që ju ngarkon Kodi Zgjedhor, nga ora 08.00 – 13.00 dhe pasdite 16.00 – 20.00. KQZ i tërheq vëmendjen anëtarëve të KZAZ-ve që të qëndrojnë në selitë e KZAZ-ve dhe të respektojnë orarin e punës. Jemi në periudhë zgjedhore dhe ditët e fundjavës për komisionet zgjedhore janë ditë pune, ndaj të gjithë komisionerët e KZAZ-ve, duhet të jenë në punë sot por edhe ditën e nesërme dhe javët në vazhdim”, deklaroi Hoxha.

Back to top button