Përfundon autopsia, trupi i gruas së vrarë dërgohet te familja

Ka përfunduar autopsia e trupit të vrarë të gruas shtatzënë, në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), Naim Uka.
“Nga Instituti për Mjekesinë Ligjore mundem me konfirmu që janë kryer procedurat e autopsisë mjekoligjore. Trupi i tanimë të ndjerës është kthyer të familjarët nga ekipi i Institutit”, ka thënë ai.
IML nuk ka dhënë detaje, duke thënë se të dhënat tjera nga Instituti për Mjekësi Ligjore i jepen vetëm autoritetit të Prokurorit të Shtetit.
Në anën tjetër, familja ka bërë të ditur se viktima do të varrosët të premten në ora 13:00.
Gruaja shtatzënë u vra të mërkurën në oborrin e QKUK-së ndërsa ishte duke qëndruar në Klinikën e Gjinekologjisë.
Burri i saj është personi i dyshuar për kryerjen e vrasjes ndërsa i njëjti po kërkohet nga organet e rendit dhe gjendet në arrati./21Media