Përfundon debati i sotëm në Kuvendin e Maqedonisë
Nesër zgjedhja e Qeverisë
Përfundoi debati i sotëm në Kuvend për zgjedhjen e Qeverisë së re. Mandatari Zoran Zaev në fjalimin e tij shpalosi programin e Qeverisë, duke thënë se ajo do të jetë reformatore, përmes së cilës do të krijohen kushte për jetesë për qytetarët, shkruan TV21.TV
Debati vazhdon nesër në mesditë, ndërsa sipas rregullores së Kuvendit në mesnatë skadon afati për zgjedhjen e Qeverisë së re. Për zgjedhjen e saj duhet të votojnë 61 deputetë nga 120 sa ka Kuvendi i Maqedonisë. Qeveria e re pritet të sigurojë 62 deputetë nga koalicioni LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët./21Media